Mateu 17:21%20-27 Së Bashku (ALNT)

3. Pastaj atyre iu shfaqën Moisiu dhe Elia, që po flisnin me Jezuin.

4. Pjetri i tha Jezuit: «Zot, sa mirë që jemi këtu! Nëse dëshiron, do të ngre këtu tri tenda, një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian».

5. Ndërsa ai ishte ende duke folur, një re e shndritshme i mbuloi me hijen e saj dhe një zë nga reja tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur. Dëgjojeni!».

6. Kur e dëgjuan këtë, dishepujt ranë me fytyrë përdhe dhe i zuri një frikë e madhe.

7. Por Jezui u afrua, i preku dhe u tha: «Ngrihuni e mos kini frikë!».

8. Kur ngritën sytë, nuk panë askënd përveç Jezuit.

9. Kur po zbrisnin nga mali, Jezui i urdhëroi: «Mos i thoni askujt çfarë keni parë, derisa Biri i njeriut të ngjallet prej të vdekurve».

22. Kur ishin në Galile, Jezui u tha: «Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve,

23. ata do ta vrasin dhe ditën e tretë, ai do të ngjallet». Atëherë dishepujt u pikëlluan shumë.

24. Kur arritën në Kafarnaum, mbledhësit e tagrit të tempullit iu afruan Pjetrit dhe i thanë: «A e paguan tagrin mësuesi juaj?».

25. Ai u tha: «E paguan». Sapo Pjetri u kthye në shtëpi, Jezui iu drejtua i pari: «Si mendon ti Simon? Nga kush i marrin mbretërit e kësaj bote tagrat ose detyrimet? Nga bijtë e tyre apo nga të tjerët?».

26. Pjetri u përgjigj: «Nga të tjerët».Jezui i tha: «Atëherë bijtë janë të lirë.

27. Po për të mos i skandalizuar ata, shko te liqeni, hidh grepin dhe kap peshkun e parë që do të bjerë në të. Kur t’i hapësh gojën, do të gjesh një monedhë. Merre e paguaj për mua e për vete».

Mateu 17